Lajme

Haradinaj flet për letrën e Bidenit për Vuqicin: Kjo është diçka e mrekullueshme për Kosovën

“Jam shumë falënderues ndaj presidentit të Amerikës, Biden, u jam falënderues të gjitha institucioneve të Amerikës dhe popullit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Mendoj se këtu e hetojmë edhe aspektin kohor në letrën e presidentit Biden pra po hetohet që ka ardh koha të shkohet sa më konkret tani” – kështu u shpreh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për letrën që presidenti Biden ia ka dërguar presidentit serb, Vuqic, ku kërkohet njohja reciproke mes dy vendeve.

Siç thotë Haradinaj, tema në atë letër ishte konkrete dhe kërkon epilog e njohje reciproke.

“Kjo është diçka e mrekullueshme për Kosovën, jemi me fat që e kemi Amerikën aleat edhe presidentin Biden, president të Amerikës i cili e njeh mirë Kosovën, shqiptarë, e Ballkanin të cilin kam pas nderin ta njoh personalisht”, theksoi Haradinaj, derisa tha se amerikanët janë veprues, vendimmarrës.

“Unë kulturën e punës e kam atë logjikë, marrë veprime”, shtoi ndër tjera Haradinaj.

Kandidati për president Haradinaj duke folur për raportet mes tij dhe Amerikës, shtoi se marrëdhëniet nuk janë lënduar kurrë mes tyre, por përkundrazi mbi këtë marrëdhënie është krijuar ushtria.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?