Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për darkën e krerëve të partive opozitare me të dërguarin e posaçëm për dialogunm Gabriel Escobar, raporton Gazeta Blic. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.

LEXO EDHE:  Hajnat hyjnë në ahur pas mesnate dhe vjedhin lopë në vlerë 5 mijë euro