Lajme

Haradinaj e quan “mashtrues” Kurtin: Do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur mashtrues.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti po e do një marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Kjo sipas tij është kthim prapa. Sipas Haradinaj, interesi i vetëm i Kosovës në këtë proces është marrëveshja finale me njohje reciproke.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,
Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.
Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.