Lajme

Haradinaj dyshon që Kurti po kontrollohet nga agjenturat e huaja: Kush po i shërben Serbisë?

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë akuza të rëndë për Qeverinë Kurti, duke aluduar se Kurti po i shërben Serbisë. Sipas tij, ky shërbim vjen pasi kjo qeveri me mos investimin e buxhetit po e dobëson vendin.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky dobësim i vendit është në shërbim të atyre që nuk e duan Kosovën, siç është Serbisë.

“Unë kam dilema, që dikush në qeverinë tonën, mendoj që dikush Kurtit është ka ia ndihmon me qenë në agjendë të qeverisë, nuk është Rrahman Jasharaj në agjendë të Serbisë. Qeveria e Kosovës kur nuk e angazhon buxhetin është ka e dëmton ekonominë e Kosovës. Në qeverisjen e Kurtit ne blejmë 500 milionë mallra të Serbisë, ne nuk i angazhdojmë në ekonomi 600 milionë euro pare të Kosovës.

Në qeverisjen e Kurtit nuk rritet paga e policit në ditën e policisë po shkon iu mbanë ligjerata. Këto janë në shërbim të dobësimit të Kosovës, janë në shërbim të atyre që s’na dojnë, në këtë rast të Serbisë”, tha Haradinaj.

Tutje, lideri i AAK’së thotë se argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton Kosovën, e sipas tij, dëmtimin e vendit po e bën Albin Kurti bashkë me Qeverinë.

“Argat i Serbisë bohesh kur e dëmton substancën e Kosovës. 500 milionë me i ble prej Serbisë, e 600 milionë të Kosovës mos me i angazhu. Vuciqi jau ka rrit rrogat ushtarëve të vet, Ministria jonë e mbrojtjes ka shpenzu 5 për qind të buxhetit. Kush është në shërbim të Serbisë këtu? Albin Kurti e kjo qeveri është ka e dëmton Kosovën”, tha ai.