Lajme

Haradinaj dhe ekipa e tij vazhdojnë takimet pa maska dhe distancë sociale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka disa ditë që po zhvillon takime me qytetarë, së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë.

Haradinaj, sot ka qenë në Devë të Gjakovës, siç ka shkruar ai në konakun e familjes Deva nga ky fshat, shkruan Reporteri.

“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit. I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva”, ka shkruar ai.

Në foto, ai shihet bashkë me Haxhi Shalën i cili së fundmi iu bashkua AAK-së dhe Pal Lekajn.

Asnjëri nga ta nuk kanë të vendosur maska duke injoruar kështu vendimet e Qeverisë.

Në dy foto të publikuara po ashtu shihet se nuk respektohet as distanca sociale./Reporteri.net


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19