Lajme

Haradinaj demanton Kurtin për letrën sekrete të Thaçit: Kjo është e vërteta

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar me një shkrim për letrën sekrete të Thaçit me NATO-n, të publikuar sot nga kryeministri Kurti, duke thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës pa asnjë kufizim pas tranformimit të FSK-së nga forcë multietnike në Ushtri të Kosovës.

“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se me 9 janar të vitit 2019 ka shkruar një letër ku i është drejtuar Sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg për tranformimin historik të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës.

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së SHBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./ Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19