Lajme

Haradinaj: Albin Kurti është një mashtrues i mirë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka fjalë të mira për partnerin e tij të dikurshëm në opozitë.Ai ka dhënë opinionin e tij për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke e quajtur një mashtrues i mirë.

Haradinaj ka thënë se çështjen e bashkimit kombëtar të ngritur nga Vetëvendosje nuk e ka marrë seriozisht.

“Gjithashtu kam dyshime për politikat e tyre në ekonomi. E majta ekonomike nuk është në favor të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka vënë në dyshim sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.

“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj në Tv Dukagjin.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike

Haradinaj ka thënë se personalisht nuk është mashtruar nga Kurti, por sipas tij rrëfimet e ish-bashkëpunëtorëve të tij mund t’i besojë.

Kryeministri në detyrë ka thënë se ka informacion që kërkesën e Vetëvendosjes për reciprocitet me Serbinë, Oda ekonomike serbe po e pret mirë.

Sipas Haradinajt, edhe sot Serbia nuk i ndalon mallrat e Kosovës të futen andej dhe një reciprocitet për mallra do të ishte në interes të saj.