Haradinaj: Albin Kurti është dezertor i luftës
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj e ka quajtur Albin Kurtin dezertor teksa ka komentuar kërkesën e kreut të Vetëvendosjes për dorëheqje të presidentit HashimThaçi pas publikimit të propozim aktakuzës për krim lufte nga Specialja.
Sipas, Haradinajt, Kurti nuk është ai që mund të bëjë një kërkesë të tillë.
“Krimet që i ka bo Albin Kurti… më mirë le të merret me krimet e veta. Unë nuk flas për gjuhën e dezerterëve të luftës në Kosovë. Unë flas për njerëz që kanë luftu”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
“Ata që s’janë kanë pjesë e luftës nuk e njohin luftën edhe s’kanë drejt mem tregu mua as një sen”, shtoi ai.
“ Dmth nuk mundesh me u sjellë me dy standarde, dikujt i thu pse po jep dorëheqje dikujt i thu pse s’po jep dorëheqje. Pra edhe një herë po e përsëriti, është e tejkalume ajo se a jem dorëheqje a s’jep dorëheqje presidenti i vendit. Tekefundit ai i ka edhe 6 a 7muaj mandat”, shpjegoi ai.Sipas Haradinajt, Kurti është duke bërë gabim historik.
Sipas Haradinajt, Kurti është duke bërë gabim historik me pozicionimin e tij teksa i gjithë spektri politik në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e në Kosovë po bashkohet
“Mu sill tash agresiv mbi palën kosovare dhe me i mbyll sytë karshi atyre që sot i fërkojnë duart e i gëzohen këtyre lajmeve është gabim edhe politik edhe kombëtar”, theksoi anëtari i AAK-së.