Lajme

Hapja e kufirit me Shqipërinë, deklarohet Zv.Kryeministri Tahiri

Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Tahiri ka kërkuar të eliminohen të gjitha pengesat që janë në kufirin me Shqipërinë pas vendimit të sotëm për hapjen e plotë.

Ai ka thënë se po kthehet normaliteti dhe në të njëjtën kohë po luftohet pandemia.

“Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë. Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri pas vendimit të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot hapjen e kufirit me Shqipërinë.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19