Lajme

Hapi derën e shtëpisë, era e fortë e merr para, vdes 78-vjeçarja

Një 78 vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e stuhisë që ka pushtuar Danimarkën dhe Suedinë ditët e fundit.

Shumë rrugë janë përmbytur dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Malik përfshiu Suedinë dhe Danimarkën këtë fundjavë.

Era e fortë mori para gruan, në momentin që ajo hapi derën e shtëpisë, për të dalë jashtë. E moshuara mori plagë të rënda e për pasojë ndërroi jetë.

Shërbimet meteorologjike të të dy vendeve paralajmëruan se niveli i ujit mund të rritet, ndërsa erërat e forta mund të shkaktojnë uragan gjatë natës.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje