Lajme

Hapen aplikimet për punësim të Infermierëve në Gjermani

Të gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB, për të siguruar një vend pune në klinikat më të njohura në Gjermani, ju ftojmë të aplikoni në pkp-aab.com ose të na vizitoni në zyrën e Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB.

Duke u bërë pjesë e këtij Programi ju pajiseni me certifikatën e gjuhës gjermane të nivelit B2.

Programi për Karrierë dhe Punësim u ka hapur dyert studentëve të Fakultetit të Infermierisë për një karrierë të suksesshme jashtë vendit. Prandaj të gjithë ju që jeni të aftë dhe të motivuar për të ushtruar profesionin si Infermier në Gjermani ju ftojmë të aplikoni tani.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19