Lajme

Hamidi: Murati nuk guxon me prek monopolin e arkave fiskale

Gazetari Lavdim Hamidi ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit ka thënë se sot nuk janë ekzekutuar pagat e shumicës së mësimdhënësve.

Hamidi përmes një shkrimi në Facebook tha se ministri guxon t’ia ndal rrogat grevistëve por jo të prek monoploin e arkave fiskale.

Ai më tej i bëri thirrje punëtorëve të sektorit publikë që në zgjedhjet e ardhshme të mbajën mend emrin e ministrit Murati.

“Hekuran Murati ia ndali pagat grevistëve, por nuk po guxon me e prek monopolin e arkave fiskale, perkunder premtimeve te fushates. Çka nuk blihet me pare, blihet me shume pare 🤷‍♂️

Ju mësuesë, mjekë, policë, punëtorë tē administratës nuk është keq në zgjedhjet e ardhshme me mbajtë mend emrin e Hekuran Muratit”, shkroi Hamidi.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.