Lajme

Hakmarrje përmes Kanunit – Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes

Gjergj Dedaj do të përballet me organet e rendit pas kërcënimeve ndaj Presidentes Vjosa Osmanit, pasi që ndaj tij është ngritur denoncim.

Ish-amabasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka kërcënuar presidenteten Vjosa Osmani.

Ai gjatë një paraqitje televizive ka thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmani”, se ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, veprojnë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, tha Dedaj.

Ai ka thënë se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vret edhe ai.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.

Për këto deklarata këcënuese të Dedajt, presidentja Vjosa Osmani e ka dënoncuar ish-ambasadorin tek organet e rendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, këshilltari për media i predisentes Bekim KUpina.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, tha Kupina për Insajderi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje