Lajme

Haki Morinës i kushtohet këngë për veprimtarinë e tij në ditët më të vështira për popullin e Kosovë

Ish të burgosurit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Haki Morinës, i është kushtuar këngë për kontributin e tij në ditët më të vështira për popullin e Kosovës.

Me t’u publikuar kënga, ka reaguar veprimtari Morina, I cili përmes një statusi në facebook ka falënderuar këngëtarin Halit Gashi si dhe autorin e tekstit Islam Morina dhe producentin Betim Ukaj, raporton Korrespodenti.

“Nuk jam ithtar I mendimit që për së gjalli ti këndohet njeriut, por pasi jemi në fushatë elektorale e tolerova këtë veprim befasues të shokut tim të ngushtë, luftëtarit të dalluar të UÇK-së, këngëtarit të njohur të këngëve patriotike z. Halit Gashi, i cili më dhuroj sot këtë këngë që ma kushton mua. Respekt për këngëtarin Halit Gashi, autorin e tekstit Islam Morina dhe producentin Betim Ukaj”, Ka shkruar veprimtari Haki Morina.

Haki Morina është ish i burgosur politik, i cili veprimtarinë e tij politike e ka filluar që në moshën 17 vjeçare, kur edhe është burgosur pas organizimit dhe pjesëmarrjes në protestat e vitit 1981. Ai pas vuajtjes së dënimit prej 7 vjetësh lirohet dhe sërish vazhdon veprimtarinë politike dhe kombëtare, duke rekrutuar patriotë të kohës në njësitet ilegale të LPK-së.

Në vitet e 90-ta atij i pamundësohet veprimi brenda vendit dhe kalon në Shqipëri, ku njihet për kontributin e jashtëzakonshëm në konsolidimin e të majtës atje dhe për rolin e tij në themelimin e Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë, nga ku më pas emigron në Zvicër, ku jeton edhe sot e kësaj dite.

Gjatë luftës së Kosovës Morina ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fondin “Vendlindja Thërret” dhe në redaksinë e Zërit të Kosovës. Në rrethe të ngushta ai njihet edhe si njëri ndër disenjatorët e emblemës së UÇK-së. Morina është poet dhe publicist dhe deri më tani, i ka katër libra të botuara.

Kujtojmë se Haki Morina, tani është kandidat për deputet, i cili në këto zgjedhje garoin me numrin 85 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?