Lajme

Haki Morina merr mbështetje nga miq e ish-veprimtarë të çështjes kombëtare në garën e tij për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Haki Morina, ka marrë mbështetje miq e ish-veprimtarë të çështjes kombëtare në garën e tij për deputet, raporton Korrespodenti.

Veprimtari Rexhë Gegaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se një njeri që nuk ka sakrifikuar asnjëherë, nuk ia din vlerën kombit, atdheut e as shtetit, ndërsa Haki Morina është njëri nga ata që ka sakrifikuar shumë për këtë vend.

“Një njeri që nuk ka sakrifiku asnjëherë, nuk ia din vlerën kombit, atdheut e as shtetit. Miku ynë, Haki Morina është njëri nga ata që ka sakrifiku shumë. Urime dhe suksese në garën për deputet”.

Haki Morina në këto zgjedhje do të garojë me numrin 85 në listën e PDK’së. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?