Lajme

Haki Abazi: Xhavit Uka ka hall se Vjosa bëhet presidente

Lidhur me incidentin që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar edhe Haki Abazi, i cili gjestin e deputetit Uka e ka interpretuar si frike ndaj mundësisë që Vjosa Osmani të bëhet presidente pas të hënës.

Në këtë situatë të tensionuar dhe jo të lehtë, Abazi ka parë në horizont dhe shenja pozitive, duke thënë se ditë të mira po vinë e së bashku me të edhe Qeveria Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!

Shiko videon e momentit kur deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i vërsulet Vjosa Osmanit: