Lajme

Haki Abazi flet sërish për konfliktin fizike me Dardan Molliqajn

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në Pressing ka folur rreth incidentit që ndodhi me Dardan Molliqajn pas debatit gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Unë kam marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, por jo ta torturoj publikun. Jam tërhequr nga debati dhe i kam kryer procedurat. Pavarësisht asaj çka ka ndodh, populli nuk e meriton të merret me mua”, është shprehur Abazi.

Ai tha se Molliqaj debatin verbal e ktheu në dhunë.

“Pala tjetër ka vendosur që debatin verbal ta kthejë në dhunë”, ka thënë Abazi.

Pavarësisht asaj çka ka ndodhur, Abazi tha se nuk ka asgjë personale me askënd.

“Unë kam vendosur që të tërhiqem sepse nuk kam asgjë personale me askënd”, shtoi Abazi.