Lajme

Hajredin Kuçi: Programi i PDK-së do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se dinamika më e madhe e zhvillimeve pozitive në këtë vend ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.Kuçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ndjehet keq kur sheh premtimet që PDK ka bërë në të kaluarën.

Ai ka thënë se PDK ka realizuar premtimet për shpalljen e Pavarësisë, subvencionimin e bujqve dhe rritjen e pagave.

“Kemi mbaruar edhe detyrat sa i përket liberalizimit të vizave, me përjashtim të dy kushteve që na kishin mbetur pa plotësuar”, tha ai.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se disa premtime që kanë mbetur pa u realizuar janë pasojë e mos drejtimit të qeverisë nga PDK-ja.Kuçi thotë se sukseset që kanë ndodhur në Kosovë identifikohen me qeverisjen e PDK-së.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?