Lajme

Hajni ia vjedh biçikletën avokatit kosovar

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.

Aty rreth orës 15:05, përballë stacionit policor “Qendra”, është vjedhur biçikleta e avokatit kosovar, Burim Halili.

Në pamjet e kamerave, shihet hajni teksa me maskë në fytyrë e kapelë në kokë, e kryen aktin e vjedhjes.

“Për hajnin marakli as të shtunën nuk ka pushim ani pse është vikend, ky tipi këtë biçikletën ‘Hibike’ siç shifet në foto dhe video e capcarrapi. Kuptohet policia jonë po i vazhdon hetimet”, ka shkruar Halili.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?