Lajme

Hajnat thyejnë një market në Sllatinë, marrin para dhe cigare

Disa persona kanë thyer një market në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në mengjesin e hershëm të ditës së djeshme.

Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesja femër, e cila para organeve të rendit ka thënë se të dyshuarit kanë thyer arkën dhe kanë marrë para dhe cigare të ndryshme.

“Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 29.11.2020 – 04:23. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se persona të pa njohur gjatë natës, me forcë kanë depërtuar në një market. Të dyshuarit kanë thyer arkën dhe nga aty kanë vjedhur para te gatshme dhe cigare të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Me tutje në raport thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?