Lajme

Hajnat ia vjedhin kosovarit veturën BMW X6, por nuk ia shohin ‘hajrin’

Dy persona janë arrestuar sot në Mitrovicë, pasi të njëjtit kishin mashtruar një qytetar duke ia marrë veturën e tipit BMW X5, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, rreth orës 15:35.

Policia njofton se të dyshuarit G.B, 23-vjeçar dhe E.O, 29-vjeçar kanë ikur me veturë në drejtim të veriut, ndërsa më pas, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lartëcekur.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.09.2020, rreth orës 15:35, në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini’ Mitrovicë, dy të dyshuarit: G.B.,1997 dhe E.O.,1991, e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin BMW X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut. Të dyshuarit, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lartëcekur. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dëgohen në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Krasniqi.

/Gazeta Sinjali/


SHIKO VIDEON