Hajdari: Veteranët e UÇK’së iu përgjigjen thirrjes së PDK’së për Rimëkëmbjen

Petrit Hajdari, kandidat për deputet në listën e PDK-së, ka diskutuar me veteranët e luftës për rimëkëmbjen e vendit.
“Veteranët e luftës së lavdishme të UÇK-së janë kujtimi ynë i përditshëm për një të kaluar jo të largët kur nuk guxonim as të ecnim nëpër qytetet tona.
Ata sot meritojnë respekt e trajtim, por mbi të gjitha meritojnë ta dinë se Kosova i do e nuk i harron. Kjo sepse harrimi i tyre, për ne është harrim i vetes“, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Scanner.
Statusi i plotë:
Veteranët e luftës së lavdishme të UÇK-së janë kujtimi ynë i përditshëm për një të kaluar jo të largët kur nuk guxonim as të ecnim nëpër qytetet tona.
Ata sot meritojnë respekt e trajtim, por mbi të gjitha meritojnë ta dinë se Kosova i do e nuk i harron. Kjo sepse harrimi i tyre, për ne është harrim i vetes.
Veteranët e luftës iu përgjigjen thirrjes së PDK-së për ta diskutuar Rimëkëmbjen e vendit, siç i ishin përgjigjur çdo thirrjeje për këtë vend. Deri edhe thirrjes për ta vënë jetën në pikëpyetje.
Me PDK-në dhe Kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj, ata nuk do të mbesin kurrë në hije.
Rimëkëmbje
HoxhajKryeministër
petrithajdari70
Petrit E. Hajdari