Lajme

Gruaja nga Bujanoci iku nga dritarja e tualetit për t’i shpëtuar dëbimit nga Kosova

Një grua nga Bujanovci u shfaq goxha e gjindshme në momentet kur pritej të dëbohej nga Kosova.

Kësaj mase, të paktën përkohësisht i shpëtoi duke ikur nga dritarja e spitalit, ku policia e dërgoi për të marrë ndihmë mjekësore, njofton Klan Kosova.

Sapo u informuam nga shefi i emergjencës, dje rreth orës 16 e 30 një paciente është sjellur me probleme në vesh. Pasi është kontrolluar ka kërkuar të shkojë në tualet, nga ku ka ikur përmes dritares së tualetit., kur policët e kanë kërkuar nuk ka qenë më në tualet.” , është shprehur Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.