Gruaja e Albin Kurtit boton një libër, ish-kryeministri ua sugjeron ta lexoni
Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka botuar një libër.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë teksa bazohet në hulumtimin dhe studimin e tezës së saj të doktoratës.
“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”. Ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë teksa bazohet në hulumtimin dhe studimin e tezës së saj të doktoratës”, ka shkruar Kurti.