Lajme

Grenell tregon qëllimin e vizitës së nesërme në Kosovë

I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell konfirmoi vizitën në Kosovë, në kuadër të një delegacioni të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Uashington, në prani të presidentit Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, të cilën pala amerikane e quajti si historike.

Ndryshe, delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet nesër në Prishtinë me kryeministrin Avdullah Hoti. Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael./Objektiv/