Lajme

Richard Grenell jep dorëheqje nga pozita në Departamentin e Shtetit

Ambasadori Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës së Sekretarit të Kabinetit, në Departamentin e shtetit amerikan.

Këtë njoftim, Grenell e bëri nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Ai shkroi se zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Departamentin e Shtetit.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë karrigen e kabinetit tim. Sekretarët e Kabinetit zakonisht nuk i marrin karriget me vete, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë Gay i Kabinetit dhe është një gjë e madhe.”, shkroi Grenell.

Megjithatë, Grenell do të vazhdojë të mbajë pozitën e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi./Objektiv/