Lajme

Grenell ka një porosi për Kurtin pas takimit me Stoltenbergun

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, është deklaruar pas takimet dhe konferencës së presidentit serb, Aleksadar Vuçiq dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai në Twitter ka shkruar se se njerëzit brenda NATO-s besojnë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishte i detajuar sot, teksa shton se edhe Kurti duhet të tregojë të njëjtin angazhim, e jo të bëjë kërkesa të njëanshme.

“Njerëzit brenda zyrave të NATO-s besojnë se Aleksandër Vuçiq ishte i detajuar dhe i dobishëm sot. Ata besojnë që ai ka qenë i kujdesshëm në qasjen e tij. Albin Kurti tani duhet të tregojë të njëjtin angazhim për një zgjidhje të negociuar – dhe jo kërkesa të njëanshme”, ka thënë Grenell.