Grenell i reagon ambasadorit Hovenier: Kurti mund të kishte takime në Shtëpinë e Bardhë, por s’pati
Ish emisari special i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, që sot kritikoj mediat në lidhje me raportimin për vizitat e Kurtit në SHBA, shkruan Gazeta Metro.
Hovenier tha se kishte ‘’raportime mashtruese e qesharake’’, ku thuhej se Kurti nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij.
Sipas Hovenier, Kurti ishte në një nga zyret e Shtëpisë së Bardhë kur zhvilloi takimin me Këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.
E për këtë ka reaguar Richard Grenell, i cili tha se nuk ka pasaktësi nëse thuhet që Kurti nuk zhvilloi takim në Shtëpinë e Bardhë.
“Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në objektin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusvelt-it apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, por s’i pati”, ka shkruar Grenell.
Tutje ai shtoi se Kurti ishte i mbushur me justifikime, dhe se politikanët amerikanë nuk ishin të kënaqur që refuzoi gazjellësin amerikanë.
“Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, thuhet tutje në postimin e Grenell.
”Edhe ekipi i dobët i Bidenit është i zhgënjyer me Kurtin”, përfundoi Grenell.
It isn’t inaccurate to say that Kurti was not given a White House meeting.
While it is true that some meetings take place in the EEOB; Kurti did not get rewarded with a meeting in the NSA’s office, the Roosevelt Room or the Oval. He could have – but he wasn’t. https://t.co/aaUzr79Yj4
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 31, 2022