Grenell: Evropianët duhet të ndërrojnë strategjinë e dialogut, gjithashtu ta lirojnë Thaçin nga Haga
Richard Grenell, ish-emisari i posaçëm i dialogut Kosovë – Serbi nën administratën Trump, ka reaguar sërish për zhvillimet në Kosovë. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ftoi evropianët që të ndryshojnë strategjinë e dialogut.
Sipas tij, ata nuk e po ndihmojnë zgjidhjen e krizave në Ballkan, kurse në pjesën e fundit fare të cicërimës ftoi evropianët që ta lirojnë menjëherë Hashim Thaçin.
“U bëj thirrje evropianëve që ta ndryshojnë strategjinë e dialogut Kosovë – Serbi. Ata nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e krizave. Ata veç sa po e përkeqësojnë edhe më shumë me intervenime të çrregullta”, shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
I call upon the Europeans to change directions on their Kosovo-Serbia strategy. They are NOT helping the Balkan crisis – they are making it worse with their one-sided and erratic interventions.
And release @HashimThaciRKS immediately from The Hague.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 11, 2022