Lajme

Grafitet në shtëpinë e Graincës – reagon Musliu: Kjo s’është kulturë e PDK’së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës ka të bëjë me grafitet “BIJAT I SHESIM VOTAT I QESIM”, të cilat u vendosën dje në shtëpinë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, shkruan Gazeta Sinjali.

Një familjar i Graincës tha dje se kishte dyshime që PDK-ja qëndronte prapa këtyre grafiteve.

Kurse Musliu sot shkroi se kjo s’është kulturë e PDK-së dhe se grafitet nuk i përkasin historisë së partisë.

“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!Bollni ma me pisllaqe!”, shkroi ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?