Lajme

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Mitrovicë, Policia jep detajet e para

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave këtë mbërmje në Kçiq të Mitrovicës.

Sipas informacioneve një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të parave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, tha ai