Lajme

Gold AG: Thuj çka dush nëse paske çka me thonë, veç jo për UÇK’në dej n’qershorin 99’të

Reperi, Arian Agushi ka reaguar me një postim pas lajmit për ngritje aktakuze ndaj presidentit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Me një imazh të publikuar ku shihen Hashim Thaç, Kadri Veseli dhe Adem Jashari, reperi ka shkruar edhe disa vargje të një nga projeketet e tij muzikore, shkruan portali GazetaBlic.

‘Thuj çka dush nëse paske çka me thonë veç jo për UÇk-në dej n’qershorin 99-të’, ka shkruar ai.

Ndryshe, përveç Gold AG reaguan edhe artistë tjerë si Leonora Jakupi, Sabri Fejzullahu.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19