Lajme

Goditet një këmbësor në Fushë Kosovë

Para pak çastesh, një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku vetura ka goditur një këmbësor, raporton Korrespodenti.

Policia si dhe ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes ku po i jep ndihmën e parë këmbësorit të lënduar si dhe po merret me rastin.

Në videon e siguruar nga Gazeta Korrespodenti, këmbësori shihet në rrugë i shtrirë, ku ka pësuar lëndime trupore, por nuk duket të jetë rrezikë për jetë. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?