Goditet nga vetura një fëmijë në qendër të Prishtinës
Para pak çastesh, një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Në media janë publikuar edhe pamjet e aksidentit, ku shihet se një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për ti dalë në ndihmë fëmijës, mosha e të cilit nuk dihet ende.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka marrë informatën se sot rreth orës 16:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira një veturë dhe një fëmijë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporterin. /Reporteri.net