Lajme

Glauk Konjufca deklarohet për liberalizimin e vizave

Në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se shpreson që në agjendë të jetë çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Konjufca beson që nëse kjo do të përfshihet në agjendë atëherë edhe do të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët kosovarë.

“Shpresojmë shumë që në takimin e radhës presidenti francez Macron së bashku në koordinim ma merr mendja me kancelarin Scholz dhe të tjerët ta fus në agjendë çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën dhe unë mendoj fort që nëse do të përfshihet në agjendë do të hedhet në diskutim, ma merr mendja që edhe do të marrim mbështetjen edhe do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca pas një takimi që ka zhvilluar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për këtë proces.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje