Lajme

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, e ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish deputetit Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm.

Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, refuzimi i kërkesës për lirimin e përkohshëm të Thaçit arsyetohet me Nenin 41(6)(b) të Ligjit.

Ndër të tjera, ky nen përfshin rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është bërë publik ditë më parë, ndërsa të mërkurën është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe vendimi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ditë më parë është refuzuar edhe kërkesa e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.

Për më shumë kliko KËTU: /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?