Lajme

Gjykata Speciale i vazhdon paraburgimin Veselit, ende s’ka vendim për Thaçin

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur rreth kërkesës së mbrojtjes së ish kreut të Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo gjykatë ka refuzuar kërkesën për lirim nga paraburgimi.

Në vendimin e Gjykatës theksohet si arsye faza e hershme e gjykimit, rreziku i ikjes së të akuzuarit e mundësia e ndikimit tek dëshmitarët.

Kujtojmë që kohë më parë, Gjykata Speciale, konkretisht shkalla e dytë, kishte refuzuar kërkesën për lirim të Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, dy ish krerëve të UÇK që po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Por Gjykata e Apelit ende nuk ka nxjerrë një vendim në lidhje me Hashim Thaçin, ish presidentin e Kosovës, i cili ende gjendet i paraburgosur në Hagë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje