Lajme

Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje