Gjuajtje me armë zjarri në mes dy grupeve në Prishtinë
Sonte rreth orës 18:20, dy palë janë gjuajtur me armë në rrugët e kryeqytetit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Deri tek gjuajtja me armë zjarri e palëve ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur.
Menjëherë pasi policia ka pranuar informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë derisa njëri nga të përfshirët në rast është larguar me veturë nga aty.
Më poshtë gjeni konfirmimin e Policisë së Kosovës:
Sot, më 15.05.2020, në ora 18:20, policia është njoftuar për një rast ‘gjuajtje me armë’ në rrugën ”Ahmet Haxhiu”-Prishtinë. Dyshohet se deri tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur palët e përfshira në këtë rast. Njësitet policore, janë në vend-ngjarje, kanë hasur aty një ankues, gjatë shikimit fillestar të vend-ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Një nga të përfshirët në këtë rast është larguar me një veturë nga aty.