Gjuajtje me armë shkaku i një mosmarrëveshje në komunikacion
Ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren, ku si pasojë një person është lënduar.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai thotë se gjuajtja erdhi për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
“Para pak minuta në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lenduar personin tjetër ne kembe. Ne baze te konfirmimit te mjekut, i lenduari eshte jashtë rrezikut per jete. I dyshimti eshte ndaluar dhe nje arme eshte sekuestruar ne vendin e ngjarjes. Policia eshte duke u marre me rastin.Per detaje do te informoheni me kohe”, ka thënë Osmanollaj.