Gjinovci: Nuk duhet pyetur qytetarët për Trustin, janë analfabetë
Analisti Rron Gjinovci, ka mirëpritur vendimin e deputetëve të Kosovës, për të votuar kundër projektligjit për tërheqjen e Trustit Pensional. Gjinovci në emisionin “Konfront” të KTV-së, tha se njerëzit që nuk dinë të lexojnë, nuk mund t’u lejohet të marrin vendime për të ardhmen e tyre.
“Njerëzve që s’dinë të lexojnë t’ua lejosh të marrin vendime për të ardhmen e tyre është pak problem, prandaj ekziston shteti. Që 20 vjet kemi qenë të zënë për të vjedhur dhe për ta shkatërruar këtë vend dhe natyrisht që tash ka ardhur rezultati ku 76 për qind nuk dijnë të lexojnë”, ka thënë Gjinovci. Kujtojmë se nga 101 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, 97 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 55 kanë votuar kundër, ndërsa 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.