Lajme

Gjinovci mbron ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia: Nuk është marre me pasë sëmundje, por me fsheh atë

Analisti i afër me Lëvizjen Vetëvendosje, Rron Gjinovci, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk duhet të fajësohet për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjinovci ka thënë se i riu e ka fshehur që kishte ndonjë semundje.

“Ne menyren se si po mundoheni me lidh ne pergjegjesi Ministrin, mundemi me e lidh çdo dite per çdo gja secilin minister. Per çdo vdekje t’panatyrshme mundemi me gjet faj te ndonje minister. Çdo aksident rrugor dimrit me ia mvesh ministrave te infrastruktures a? Jo jo, keshtu nuk shkon, me vjen keq.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Asnje pergjegjesi te vetme nuk po muj me identifiku per Ministrin e Shendetesise Vitia.

Shteti funksionon me dokumente (raporte mjekesore), jo me pallavra. Nuk eshte marre me pase asnje semundje, por me pasoja mundet me qene fshehja e saj, siç e pame sot.

Ne menyren se si po mundoheni me lidh ne pergjegjesi Ministrin, mundemi me e lidh çdo dite per çdo gja secilin minister. Per çdo vdekje t’panatyrshme mundemi me gjet faj te ndonje minister. Çdo aksident rrugor dimrit me ia mvesh ministrave te infrastruktures a? Jo jo, keshtu nuk shkon, me vjen keq./gazetametro.net


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?