Lajme

Gjilani me masa të reja ndaj Covid-19, pasi u konfirmuan 5 raste me virus

Sonte janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus në Gjilan ndërsa janë shëruar tre të tjerë, shkruan IndeksOnline.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se tanimë në Gjilan nuk mund të marrin qytetarët shërbime pa maska e dorëza.

#Dita95. Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejta të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19.

IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.

Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza.

Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspktorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!