Lajme

Gjesti emocionues i nxënësvee për mësimdhënësen që dyshohet se u vra nga burri i saj (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, kryeqyteti dhe e gjithë Kosova u trondit nga lajmi i trishtë për vrasjen makabre të mësimdhënëses së gjeografisë dhe historisë në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Dardania’ në Prishtinë, Sadije Godeni.

Ajo dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni. Gazeta Sinjali që nga mëngjesi ka raportuar në detaje lidhur me rastin i cili ka tronditur të gjithë. Vdekja tragjike e arsimtares Sadije ka tronditur kolegët dhe nxënësit e saj në shkollën ‘Dardania’, të cilët në nderim të saj sot kanë ndërprerë procesin mësimor. Po ashtu, në nderim të mësimdhënëses, nxënësit kanë ndezur qirinj në oborrin e shkollës. Sipas prokurorisë, 70 vjeçari dyshohet se e ka vrarë të ndjerën me sëpatë.

Shiko videon më poshtë:

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.