Lajme

Gjest për t’u vlerësuar: Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur

Sot , rreth orë s 09:00, një qytetar nga fshati Pozhoran i Vitisë , Adnan Zuka 41 vjeçar, me profesion shofer në fabrikën e bukës ‘’Sheki’’ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në fshatin Greme të Ferizajt.

Portofoli i përkiste Besim Zenunit, i moshës 25 vjeçare, punëtor fizik nga fshati Gackë të Ferizajt.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe letërnjoftimi i RKS-së .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Adnan Zuka për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?