Lajme

Gjest për t’u vlerësuar nga zyrtarët policorë, ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur

Zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihnën e parë një qytetareje të alivanosur.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjendja e saj kishte të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, përcjell Klankosova.tv.

“Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE:  Memli Krasniqi shkon në veri por jo në objektet e komunave

Tutje, policia ka njoftuar që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.