Lajme

Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar: Me ligjin e ri, qytetarët e Ballkanit të privilegjuar

Stefan Mayer, sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, ka folur për ligjin e ri dhe si do të funksionojë kur të hyjë ai në fuqi.

“Në qendër të ligjit është fuqia punëtore për ekspertë, respektivisht për punëtorë të kualifikuar nga vendet që nuk janë anëtare te BE-së”, ka thënë Mayer.

Sipas tij, në shumë segmente janë vërejtur mungesa të ekspertëve dhe për këtë do të mundësohet emigrimi i tyre në Gjermani për të punuar – si dhe ardhja në cilësinë e kërkimit për vende pune dhe vende për të marrë zanatin. Ky ligj prezanton për herë të parë një koncept unik të një specialisti ose një punëtori të aftë, transmeton Ballkani.info.

Në të ardhmen nuk do të vlejë më rregulli sipas të cilit përparësi në punësim kanë shtetasit gjermanë apo të tjerët nga vendet e BE-së. Gjithashtu hiqet edhe lista e ashtuquajtur profesione deficitare, kështu që të gjitha grupet e të punësuarve do të trajtohen njëjtë.

Në një far mënyre, qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të privilegjuar, ka thënë Mayer për DW.

Secili që i plotëson kushtet për shpërngulje sipas të dyja rregullave, mund të zgjedh atë që është më e përshtatshme për të. Nëse dikush nuk i përmbush kushtet për shpërngulje sipas ligjit të ri, atëherë për atë person ende ekzistojnë mundësi të shpërnguljes në Gjermani në bazë të rregullave për Ballkanin Perëndimor.

Rregulli i punësimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor përmban edhe mundësinë e punësimit edhe të gjysmëkualifikuarve edhe të punëtorëve të pakualifikuar. Dhe kjo ka bërë që për punëtorët e pakualifikuar shqyrtimi i të dhënave zgjatë më shumë.

“Nuk do të thoja se në të gjitha përfaqësitë tona do të vije deri tek tollovitë apo ngecjet- sepse ligji i ri decidivisht iu atribuohet vetëm punëtorëve të kualifikuar”, ka theksuar Mayer, por shton se rritja e numrit të punëtorëve në përfaqësitë diplomatike nuk përjashtohet. /Ballkani.info/