Lajme

Gjermania ashpëron masat për kosovarët që kthehen atje

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se nga 8 gushti do të jetë obligative testi për COVID-19 për personat me dyshtetësi apo që janë banorë rezidentë në Gjermani të cilët hynë në territorin gjerman.

Në njoftimin thuhet se pasi të bëhet testi për COVID-19, personat do t’i nënshtrohen masës së izolimit deri në rezultatin e testit, njofton Insajderi.

Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.

Aerportet ku mund të bëhen testet pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart


SHIKO VIDEON