Lajme

Gjenerali serb: Nëse FSK niset drejt veriut, ushtria serbe do të reagojë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, ka kërcënuar me veprime në rast se FSK-ja patrullon në veri.

Mojsiloviq për mediat serbe ka thënë se në raste të tilla Ushtria serbe do të reagojë, transmeton Reporteri.net.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që forcat e sigurisë që ekzistojnë në Kosovë të angazhohen në mënyrë të njëanshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa qëllime politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra të tjera do të jenë në funksion të sigurimit jo vetëm të paqes por edhe të garantojnë siguri që populli ynë në Kosovë të mund të jetojë dhe të ushtrojë të drejtat e veta si të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha Mojsiloviq.

Ai shtoi se në rastet kur ndodh që forcat e Kosovës me pëlqimin ose pa pëlqimin e KFOR-it të lëvizin në veri, detyrat do ndërmerren në përputhje me rrethanat.