Lajme

Gjendje alarmante: Qytetarët e Prishtinës furnizohen me ujë nga liqeni ku derdhen ujërat e zeza të disa fshatrave

Batllava e Badovci – Çka po ndodh me dy liqenet që janë burimi kryesore i furnizimit me ujë të pijes për mbi 600 mijë qytetarë?

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut dhe borës, niveli i ujit në liqenin e Batllavës e Badovcit ka rënë për 10 metra nga kuota normale. Nga këto dy liqene furnizohen me ujë të pijes mbi 600 mijë banorë të Prishtinës me rrethinë dhe disa komuna të tjera.

Përveç, shqetësimit për rënien e nivelit, dy liqenet po rrezikohen edhe nga ndotja, sidomos liqeni i Batllavës, që gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, e të cilit i mungon impiantit për filtrimin e ujit nga ujërat e zeza.

Ekspertët thonë se mirëmbajtja është në nivel shqetësues.

Gjendja e liqenit të Batllavës – ankesat e banorëve

Ujërat e zeza të fshatit Keçekollë, Ballaban e Orllan si dhe fshatrat e tjera në këtë pjesë derdhen direkt e në liqenin e Batllavës. Po të kalosh, përgjatë këtyre fshatrave mund të shohësh e ndjesh erën kundërmuese të ujërave të zeza e kanalizimeve – që i japin një pamje të zymtë kësaj pjese.
Tejet, të shqetësuar nga kjo gjendja janë banorët e kësaj rrethine.

Çka ndodhi me liqenin e Badovcit – prapaskenat e projektit për ndërtimin e 17 vilave luksoze: